Tatime dhe taksa

Euro-Audit Consultancy & Co është në shërbim të klientëve në një mjedis gjithnjë e më dinamik të sistemit të taksave. Përvoja e gjerë dhe njohuritë specifike mbi industritë ju ofrojnë klientëve zhvillimet më të fundit për te cilat ata kanë nevojë. Ne si shoqëri auditmi mbulojmë konsulencën fiskale dhe shërbimet e tjera të lidhura me to. Qëllimi ynë është minimizimi i barrës fiskale për të gjitha shoqëritë tregtare të cilat kryejnë aktivitet në Republikën e Shqipërisë. Klientët tanë vlerësojnë eksperiencën tonë në të gjitha fushat, përfshirë dhe fusha të tilla si tarifat doganore dhe taksimi i dyfishtë.
Asistenca profesionale e ofruar nga shoqëria jonë:

  • Konsulencë fiskale dhe asistence për procedurat e aplikimit të Marrëveshjeve të Eleminimit të Tatimit të Dyfishtë
  • Konsulencë fiskale dhe profesionale në lidhje me tatueshmerinë e bizneseve të ndryshme
  • Asistencë gjatë kontrolleve tatimore dhe proceseve të apelimit tatimor
  • Konsulencë fiskale  në lidhje me çështjet e TVSH-së, çështjeve doganore dhe të akcizës
  • Përgatitja dhe dorëzimi në sistemin informatik i pasqyrave financiare vjetore të biznesit  dhe i deklaratës vjetore të tatimit mbi të ardhurat
  • Përgatitja dhe dorëzimi në sistemin informatik tatimor i librave të blerjes dhe shitjes si dhe deklaratës së TVSH-së
  • Përgatitja dhe dorëzimi në sistemin informatik tatimor i deklaratës së tatimit në burim
  • Përgatitja dhe dorëzimi në sistemin informatik tatimor i deklaratës listëpagesa të kontributeve të sigurimeve shoqërore , shëndetsore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi
  • Përgatitja dhe dorëzimi në sistemin informatik tatimor i deklaratës individuale  vjetore  të të ardhurave për individët
  • Përgatitja dhe dorëzimi i pasqyrave financiare vjetore  dhe dokumentave të tjera për  subjekte të ndryshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit

Share Your Thoughts

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *