Rreth Nesh

  • Paqesor Qato – Auditues Ligjor

  • Shoqëria audituese Euro-Audit Consultancy & Co është regjistruar në Qendren Kombëtare të Biznesit Tiranë  më datë 02 dhjetor 2008,  me auditues ligjor z. Paqësor Qato  i pajisur me licensën e ekspertit kontabël të autorizuar nr  32 datë  13 Janar 2000,  me një përvojë të suksesshme  20 – vjeçare  në ofrimin e shërbimeve profesionale me cilësi të lartë në fushën e auditimit, kontabilitetit dhe taksave. Aktualisht 12 vjet në menaxhimin e shoqërisë Euro-Audit Consultancy & Co, e cila u zhvillua si një shoqëri e suksesshme në fushën e auditimit, konsulencës dhe shërbimeve financiare. Personeli i kualifikuar ka përvojë të gjerë pune në shoqeritë tregtare që operojnë në industri të ndryshme në tregun shqiptar.

     Vizioni i kompanisë është pikënisja e një historie suksesi me objektiva të qarta për klientët tanë. Ne demonstrojmë objektivitetin dhe pavarësinë tonë kur kemi të bëjmë me çështje biznesi të klientëve tanë dhe kjo na ndihmon të ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në besim.

    Në cilësinë e audituesit ligjor z. Paqësor Qato i cili është partneri kyesor dhe i vetëm i shoqërisë audituese Euro-Audit Consultancy & Co, ka kryer trajnime profesionale në fushën e auditimit si dhe pjesëmarrës në seminare e konferenca të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare.

    • Ne jemi krenar me punën tonë për cilësinë që ofrojmë. Angazhohemi për të qenë gjithmonë më mirët. Punojmë fort për rritur sukseset tona dhe i vlerësojmë me kujdes klientët tanë. Dëshira për tu përmirësuar dhe njohja e klientëve tanë inspirojnë rritjen tonë. Ne jemi inovativ në kërkim të ideve të reja për t’u zhvilluar dhe për t’u dhënë siguri klientëve.
    • Ne besojmë që shërbimi i vërtetë është jetëgjatë dhe i vazhdueshëm dhe si të tillë e shohim dhe marrëdhënien me ju, duke ju mbështetur kështu në çdo hap të marrëdhënies së krijuar së bashku. Pasuria më e madhe për një shoqëri tregtare janë klientët e saj, përmbushja me përpikmëri e kërkesave të së cilëve përbën çelsin e suksesit në çdo industri.
    • Serioziteti, profesionalizmi dhe etika korrekte janë karakteristikat që dallojnë Euro-Audit Consultancy & Co në marrëdhënie me klientët dhe çdo njësi tregtare. Shoqëria audituese është gjithmonë në dispozicionin tuaj me eksperiencën 20 vjeçare për të ndihmuar klientët për t’iu përshtatur evolucionit të vazhdueshëm të tregut me qëllim zbatimin në praktikë të strategjive më efikase.
    • Auditimi ligjor është çelsi i leximit të administrimit financiar e kontabël të njësive tregtare në një ekonomi globale.Profesioni ynë nuk është vetëm kuadrimi i numrave, por misioni ynë është të kuptojmë se çfare përfaqësojnë keto numra në vetvete dhe si mund ti kombinojmë për të fituar një rezultat korrekt dhe real.
    • Auditimi është një biletë prezantimi në marrëdheniet ndërmjet njësive tregtare dhe subjekteve ekonomike si bankat,furnitoret, kliëntet, bursat financiare, investitorët etj, që transformon bilancin nga një detyrim ligjor në një mjet efikas të komunikimit. Të merresh me financën është një aktivitet kreativ. Nevojitet të zhvillosh një analizë të thellë, të diagnostikosh ashtu si një mjek në percaktimin e nje kure. Njesoj si organizmi ynë edhe njësitë tregtare kanë nevoje për kurime qoftë kur janë te shëndosha financiarisht për tu rritur dhe për tu zhvilluar me tej, qoftë për tu shëruar kur ato vuajnë nga probleme të ndryshme financiare dhe ekonomike. Është e rëndësishme të nisemi nga një analizë kritike e realitetit për të arritur në një zgjidhje efikase.