Rreth nesh
Partneri juaj në çdo hap financiar
HISTORIKU
Ekspertizë e integruar në auditim, financë dhe konsulencë për bizneset në Shqipëri
Paqësor Qato
Auditues Ligjor
“Euro Audit Consultancy & Co” shpk Tirane u themelua në vitin 2008, me partner kryesor audituesin ligjor z. Paqësor Qato, profesionist i kualifikuar në fushën e auditimit, kontabilitetit dhe financës. Me përvojë shumëvjeçare në ofrimin e shërbimeve profesionale për biznesin, shoqëria ofron zgjidhje të besueshme dhe cilësore, të ndërtuara mbi standarde të larta profesionale dhe integritet.
Me angazhim të palëkundur ndaj transparencës , synojme që çdo auditim dhe këshillim financiar të jetë i saktë, i besueshëm dhe me vlerë reale për biznesin tuaj.
Misioni ynë është të ofrojmë siguri financiare dhe të krijojmë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët, duke u mbështetur në profesionalizëm dhe përkushtim ndaj suksesit të tyre. Ne besojmë se auditimi është arti i të gjeturit të së vërtetës në numra, dhe çdo vendim financiar i mençur ndërtohet mbi informacion të saktë dhe të besueshëm.
Ne punojmë me përpikmëri dhe përgjegjësi për të garantuar që çdo proces financiar të jetë në përputhje me legjislacionin dhe standardet profesionale në fuqi. Përmes analizës së detajuar dhe këshillimit të vazhdueshëm, ndihmojmë bizneset të marrin vendime të sigurta duke minimizuar rreziqet dhe duke rritur performancën financiare.
Tek “Euro Audit Consultancy & Co” SHPK, do të gjeni partnerin tuaj të besueshëm në auditim, konsulencë kontabile dhe fiskale, si dhe në shërbime financiare. Ne kujdesemi për kontabilitetin, auditimin dhe tatimet, në mënyrë që ju të mund të përqendroheni tek rritja e biznesit tuaj.
PARIMET QË NA UDHËHEQIN
Ekzistojnë pesë elementë kryesorë që përshkruajnë Euro-Audit Consultancy & Co:
Përputhshmëria me ligjin dhe standardet
Për kontabilitetin zbaton ligjet dhe rregulloret kombëtare (SKK) dhe, kur nevojitet, standardet ndërkombëtare të kontabilitetit (IFRS). Për auditimin zbaton standardet ndërkombëtare të auditimit (ISA) dhe rregulloret kombëtare/europiane.
Profesionalizmi dhe ekspertiza
Stafi i kualifikuar me njohuri të thella në auditim , kontabilitet, tatime dhe financa. Eksperienca në sektorë të ndryshëm i lejon të ofrojë këshilla më të sakta dhe të dobishme.
Integritet dhe Etikë
Respektimi i kodit të etikës është primar në marrdëheniet me klientin duke shmangur konfliktet e interesit. Ruan konfidencialitetin e klientëve.
Shërbim i personalizuar dhe komunikim i Qartë
Aftësi për të komunikuar informacionin financiar në mënyrë të kuptueshme për klientët.
Teknologji dhe efikasitet
Përdor software te licensuar kontabiliteti për saktësi dhe raportime më të shpejta financiare.
Profesionalizëm që ndërton besim
Ne jemi krenarë që sigurojmë mjedisin dhe njerëzit e duhur për klientët tanë për tu rritur dhe zhvilluar
Historiku
Ne besojmë se baza e çdo vendimi të mirë financiar është informacioni i saktë. Zgjidh partnerin tënd të besueshëm financiar – zgjidh Euro-Audit!
Euro-Audit Consultancy & CO
Euro-Audit Consultancy & Co u themelua me misionin për të ofruar shërbime të specializuara në auditim, konsulencë dhe menaxhim financiar, duke ndihmuar bizneset të marrin vendime të informuara, të rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe të veprojnë me transparencë.
Me mbi 20 vite përvojë në tregun shqiptar, Euro-Audit ka ndërtuar një reputacion të fortë për cilësi, korrektësi dhe profesionalizëm. Nën drejtimin e audituesit ligjor z. Paqësor Qato, dhe me një ekip të përkushtuar ekspertësh financiarë të licencuar, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për klientë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Çdo shërbim që ofrojmë mbështetet në vlera të forta si etika profesionale, besimi afatgjatë dhe përgjegjësia ndaj klientit. Mësoni më shumë për shërbimet tona profesionale në faqen tonë të dedikuar. Ne besojmë se suksesi i klientëve tanë është pasqyra më e mirë e suksesit tonë.
