Euro-Audit Consultancy & Co

Suksesi juaj, biznesi ynë

20 vite eksperiencë

Rreth Nesh

Paqësor Qato partner Euro-Audit Consultancy

Paqësor Qato, Partneri i Euro-Audit.

“Euro Audit Consultancy & Co”  shpk  Tirane  u themelua në vitin 2008, me partner kryesor audituesin ligjor z. Paqësor Qato, profesionist i kualifikuar në fushën e auditimit, kontabilitetit dhe financës. Me përvojë shumëvjeçare në ofrimin e shërbimeve profesionale për biznesin, shoqëria ofron zgjidhje të besueshme dhe cilësore, të ndërtuara mbi standarde të larta profesionale dhe integritet.

Euro Audit Consultancy & Co ka ndërtuar zhvillimin e saj mbi parimet e integritetit, cilësisë profesionale dhe besueshmërisë. Ne përqëndrohemi vazhdimisht në kualifikimin e stafit tonë dhe në zbatimin e standardeve kombëtare te kontabilitetit (SKK), standardet ndërkombëtare të kontabilitetit (IFRS), si dhe standardet ndërkombëtare të auditimit (ISA) .

Me një ekip profesionistësh me përvojë të gjatë në fushën e financave, kontabilitetit dhe auditimit, ne ndihmojmë klientët të përmbushin detyrimet ligjore dhe të marrin vendime u duhura  për rritjen dhe zhvillimin e biznesit të tyre.

"Kontabiliteti është gjuha e biznesit."
- Warren Buffet

Shërbime

Auditime & Dhënie Sigurie

Euro-Audit ka për mision të krijojë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me klientët e saj, duke ofruar  shërbime auditimi ligjor dhe  sherbime te dhenies se sigurise me standarde të larta profesionale. Auditimi bazohet në njohuri të përsosura të ekipit tone te auditimit dhe bën të mundur sjelljen e vlerës së shtuar për optimizimin e proceseve dhe cilësinë e informacionit financiar…. 

foto keshillime financiare 960x504

Shërbime kontabiliteti, Tatime dhe Taksa

Euro-Audit Consultancy & Co është në shërbim të klientëve në një mjedis gjithnjë e më dinamik të sistemit të taksave. Përvoja e gjerë dhe njohuritë specifike mbi industritë ju ofrojnë klientëve zhvillimet më të fundit për te cilat ata kanë nevojë. Ne si shoqëri auditmi mbulojmë konsulencën fiskale…

office account results corporate paper explaining

Këshillime Financiare

Due diligence financiare dhe operacionale për cdo lloj biznesi, bashkime dhe përthithje të shoqërive të tregtare, shërbime të ristrukturimit dhe vlersime të biznesit, ndarje të shoqërive tregtare., likuidime të shoqërive tregtare, konsulencë të enteve private dhe publike të përfshira në projekte të tipit…

calculator 385506 1280

Suksesi juaj financiar është përparësia jonë më e madhe.

Çdo zgjidhje që ofrojmë është unike – ashtu siç jeni ju.

Besojmë në komunikim të hapur dhe të ndershëm – transparenca është parimi ynë kryesor.

Qasja jonë shkon përtej shërbimeve – ne ndërtojmë partneritete afatgjata!

Industri

grayscale shot of bridges with glass windows connecting two buildings to each other

Me një eksperiencë shumëvjeçare dhe njohuri të thelluara në fusha të ndryshme, ne e kuptojmë se çdo industri ka nevojat, rregulloret dhe dinamikat e veta. Për këtë arsye, Euro-Audit ofron zgjidhje të personalizuara që synojnë rritjen e besueshmërisë, transparencës dhe efikasitetit të bizneseve.

Përmes një qasjeje të bazuar në analizë të kujdesshme dhe partneritet afatgjatë, Euro-Audit bashkëpunon me kompani që veprojnë në sektorë kyç të ekonomisë, si:

  • Energjia dhe Burimet Natyrore – këshillim financiar dhe auditim për ndërmarrjet që operojnë në fushën e energjisë, ujit, naftës dhe gazit.

  • Tregti – ofrim i shërbimeve të kontabilitetit, auditimit dhe këshillimit financiar për ndërmarrje tregtare, me fokus në menaxhimin e qarkullimit të parasë, analizën e performancës, kontrollin e proceseve të shitjes dhe sigurimin e përputhshmërisë me kërkesat tatimore dhe rregullatore
  • Hoteleri dhe Turizëm – optimizim i performancës financiare dhe menaxhim i riskut për hotele, agjenci dhe struktura turistike.

  • Prodhim dhe Shpërndarje – mbështetje në menaxhimin e kostove, raportim financiar dhe kontroll të brendshëm për biznese prodhuese.

  • Pasuri të Patundshme dhe Ndërtim – auditim i projekteve ndërtimore, vlerësim i investimeve dhe sigurim i përputhshmërisë me standardet ligjore.

  • Shërbime Profesionale – asistencë për kompani konsulence, studio ligjore dhe agjenci të specializuara në fusha të ndryshme.

  • Fondacione dhe Organizata Jo-Fitimprurëse – shërbime që garantojnë transparencë, qeverisje të mirë dhe përdorim të përgjegjshëm të fondeve. 

Kontaktoni sot – merrni konsultimin tuaj personal!

Jeni gati të hidhni hapin drejt sigurisë dhe qëndrueshmërisë financiare?

Scroll to Top